Lexoni edhe:
Sfidë e madhe për minatorët: Trepça – Peja, beteja e tretë sonte zhvillohet në “Minatori”
Sulmuesi kosovar është protagonist i ekipit spanjoll, por njëkohësisht edhe njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në La Liga. Ndërkohë, në një intervistë për një televizion spanjoll, “Pirati” ka folur për të ardhmen e tij duke e nënvizuar dëshirën për të qëndruar në Mallorca, transmeton "Kosova Sot Online".
“E them gjithmonë se do të rri këtu sepse jam përshtatur këtu. Jam në shtëpi, tifozët më duan, edhe unë i dua ata dhe jam në një ishull, që është një parajsë. Shpresoj të mund të rri këtu deri në fund të karrierës, jo veç deri në fund të kontratës sime”, theksoi përfaqësuesi kosovar. Mallorca ia vendosi klauzolën e shkëputjes së kontratës lojtarit të saj kryesor në një vlerë prej 40 milionë eurosh. Klubi më i interesuar për momentin për Muriqin është Sevilla, e cila megjithatë nuk është e gatshme t’i ofrojë më shumë se 10-15 milionë euro për kartonin e futbollistit prizrenas.
(Kosova Sot Online )