“Policët” kosovar fitojnë medalje në Çeki

  • 15 May 2023 - 09:25
 “Policët”  kosovar fitojnë medalje në Çeki

Klubi i xhudos “Polici” vazhdon të jetë mjaft aktiv me pjesëmarrje në turne të ndryshëm ndërkombëtarë. E sfida e radhës për klubin prishtinas ishte ajo e Novy Bydzovit në Republikën e Çekisë. transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo ishte gara më e madhe deri tash në Evropën lindore, në të cilën morën pjesë 1250 garues nga 10 shtete.

Në këtë garë, klubin kosovar e përfaqësuan pesë garues, ndërsa prej tyre tre morën medalje.

Diar Jashari U-21 deri në 81 kilogramë e fitoi medaljen e bronztë. Florian Gërguri U-21 deri në 66 kilogramë po ashtu ishte i bronztë, kurse Zani Hyska në U-21 deri në 50 kilogramë e kompletoi koleksionin e medaljeve të Kosovës me një tjetër të bronztë. Ndërsa, Stina Hyska dhe Ana Sopjani mbetën pa medalje.

(Kosova Sot Online )