Lexoni edhe:
Tragjedi në të marten e zezë për sportin e ktij shteti: Vdes trajneri e lëndohen rëndë 11 futbollistë
Figura e Pele është përjetësuar me anë të një mauzoleumi në Santos i cili do të jetë i hapur tashmë për të gjithë vizitorët. Legjenda e futbollit brazilian ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare në dhjetorin e vitit të shkuar, pas një lufte të gjatë me kancerin, transmeton "Kosova Sot Online".
Tre herë fituesi i Kupës së Botës u varros në një arkivol të artë në ndërtesën më të lartë të varrezave në Santos. Mauzoleumi i tij është vendosur në katin e dytë të një ndërtese 14 katëshe dhe të gjithë tifozët, do të kenë mundësi të bëjnë një rezervim për të hyrë.
Në hyrjen e mauzoleumit janë dy statuja të Peles dhe lartësia e tyre është në gjatësinë reale të ish-futbollistit. Në një sipërfaqe 200 metra katror, muret e dhomës janë të mbushura me fotot e tij dhe të tifozëve.
(Kosova Sot Online )