Lexoni edhe:
Përjetësohet në statuien e artë figura e futbollistit legjendar Pele, mauzoleumi i artë hapet për vizitorët në ndërtesën më të lartë
Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane ka kontratë te Topçinjtë edhe një vit plus me opsion t’i vazhdohet deri në vitin 2025. Megjithatë lajmet e fundit nga Anglia dhe Gjermania kanë raportuar për një interesim të madh nga skuadrat gjermane për mesfushorin qendror, transmeton "Kosova Sot Online ".
Bayer Leverkusen është skuadra më e interesuar për Xhakën, por së fundmi edhe dy klube janë futur në garë për të. Mediat gjermane kanë raportuar se edhe Borussia Dortmund dhe Borussia Moenchegladbach janë vënë pas Xhakës.
Klubet gjermane po e monitorojnë situatën e Xhakës dhe janë gati ta transferojnë atë në verë. Edhe pse Xhaka ka qenë lider i këtij Arsenali, nuk përjashtohet mundësia të shitet në verë. Lexo po ashtuPo kërkohet nga Leverkuseni, Arteta flet për situatën e Xhakës. 30-vjeçari ka bërë shumë mirë në Bundesliga ku kishte kaluar katër vite te Borussia Moenchegladbach. Xhaka këtë edicion ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare me Arsenalin ku ka realizuar shtatë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.
(Kosova Sot Online )