![Neymar flet për formën momentale dhe për të ardhmen e tij](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/26/200x200_neymar-brazil-v-uruguay-fifa-world-cup-quaifier-2021-2-600x360_11669471440.jpg)
Interi kalon në finale të Ligës së Kampionëve duke mposhtur Milanin
![Interi kalon në finale të Ligës së Kampionëve duke mposhtur Milanin](/uploads/kosova-sot/images/2022/October/05/auto_inter1664979913.png)
Interi ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që prej vitit 2010, kur edhe ishte shpallur kampion i Evropës.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi eliminoi sonte rivalin lokal, Milanin, në gjysmëfinale të kësaj gare
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Guiseppe Meazza” përfundoi me rezultatin minimal, 1:0, me Interin që në finale kalon me rezultatin e përgjithshëm 3:0.
Pjesa e parë u përshkrua me raste nga të dyja skuadrat, me Milanin që dukej më kërkues, por që nuk ia doli të shënonte.
45 minutat e parë u mbyllën baras dhe pa gola.
Goli i vetëm dhe i fitores sonte për “Nerazurrët” erdhi në pjesën e dytë, me Lautaro Martinezin, që shënoi në minutën e 74-t.
Interi në finale do të takohet me fituesin nga gjysmëfinalja tjetër, mes Manchester Cityt dhe Real Madridit. Ndeshja e dytë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet të mërkurën mbrëma.
Kujtojmë se finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 10 qershor.
(Kosova Sot Online)