![](/uploads/kosova-sot/images/2023/May/23/200x200_850x600_Screenshot_4-11-116848245121684824857.png)
Lexoni edhe:
4 vjeçari dyshohet se ra në kanalin e Ibër-Lepencit, vazhdon edhe sot kërkimi për ta gjetur
Nuk është mbyllur plotësisht mbrëmë rasti i lidhur me çështjen e fitimeve kapitale për Juventusin, transmeton "Kosova Sot Online".
Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, UEFA po vazhdon t’i çojë përpara hetimet e saj dhe vendimi pritet të merret në muajin qershor. Me mungesën e hapur sportive të drejtuesve juventinë, ekziston një artikull i rregullave evropiane që ia pamundëson një klubi të përfshirë në këtë rast, për të marrë pjesë në garat kontinentale.
Ndër të tjera, edhe dënimet për shkeljen e “Fair-Play” financiar mund të dërgojnë deri tek përjashtimi. Ta imagjinojmë një Juventus jashtë garave evropiane nuk është e vështirë. Për këtë, është mjaft e rëndësishme që “Bianconeri” të kualifikohen në një garë evropiane këtë vit, qoftë kjo në Ligën e Konferencës, në mënyrë që të suspendohen prej aty dhe pas një viti ta kenë të drejtën e pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve, nëse arrijnë të kualifikohen përmes ligës italiane, duke përfunduar në Top 4.
(Kosova sot Online )