Lexoni edhe:
Goditje tronditëse për Rumanin, lëndohet ylli i ekipit që do t’i mungojë në ndeshjet me Kosovën e me Zvicrën
Gjilani dhe Prishtina do të luajnë në finale të Kupës së Kosovës në futboll, në ndeshjen që do të zhvillohet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, transmeton "Kosova Sot Online".
Sot u dhanë detaje rreth kësaj ndeshjeje, ndërsa u zbuluan edhe çmimet e biletave, në shortin e hedhur në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku u vendos po ashtu që Gjilani të jetë vendës e Prishtina mysafire.
Kështu, biletat në pjesën perëndimore do të kushtojnë 10 euro, në lindje 5 euro dhe 3 euro në veri dhe në jug.
Bëhet e ditur po ashtu se FFK-ja për tifozët e organizuar të dy klubeve do t’i ndajë nga 200 bileta falas.
“Plisat” e Prishtinës do të vendosen në pjesën jugore të stadiumit teksa “Skifterat” e Gjilanit në veri.
(Kosova Sot Online )