Federata spanjolle merr vendimet të ashpër për rastin e Viniciusit: “Mestalla” mbyllet pjesërisht, Valencia gjobitet me 45 mijë euro

  • 24 May 2023 - 08:32
Federata spanjolle merr vendimet të ashpër  për rastin e Viniciusit: “Mestalla” mbyllet pjesërisht, Valencia gjobitet me 45 mijë euro

Pas ofendimeve në baza racore ndaj Vinicius Junior gjatë ndeshjes të së dielës ndërmjet Valencias dhe Real Madridit, Komiteti i Garave të Federatës Spanjolle të Futbollit ka publikuar vendimet, transmeton "Kosova Sot Online ".

Valencia është gjobitur me 45 mijë euro për këtë rast. Përveç kësaj, tribuna jugore në stadiumin “Mestalla”, nga ku Vinicius u fye, do të jetë e mbyllur për pesë ndeshje. Diabeti nuk vjen nga ëmbëlsirat. Ky është armiku kryesor. Kjo do të thotë se asnjë tifoz i Valencias nuk do të lejohet në atë tribunë për ndeshjen e tyre kundër Espanyolit këtë fundjavë, si dhe ndeshjet e para të klubit në shtëpi sezonin e ardhshëm.

Është hera e parë që jepet një dënim për mbylljen e pjesshme të stadiumit këtë sezon, pavarësisht faktit se ka pasur raste të shumta të tilla ndaj Vinicius, si dhe lojtarë të tjerë, përfshirë Samuel Chukwueze të Villarrealit.

Kjo shihet si një hap në drejtimin e duhur i bërë në përpjekjet që të në një arrihet një fazë ku abuzimi racist në futboll dhe veçanërisht në atë spanjoll, do të zhduket. 

(Kosova Sot Online )