Lexoni edhe:
Federata spanjolle merr vendimet të ashpër për rastin e Viniciusit: “Mestalla” mbyllet pjesërisht, Valencia gjobitet me 45 mijë euro
Që prej kur siguroi matematikisht titullin, Barcelona ka pësuar dy humbje nga po aq ndeshje në La Liga. Skuadra e drejtuar nga Xavi humbjen e dytë e regjistroi sonte, në udhëtim ndaj Real Valladolidit.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Jose Zorrilla” përfundoi me rezultatin 3:1. Andreas Christensen (2’) ia dha epërsinë e parë vendasve me një autogol, teksa pastaj shënuan edhe Cyle Larin (22’) nga penalltia dhe Gonzalo Plata (73’).
Për katalonasit golin e vetëm e shënoi Robert Lewandowski (84’).
Këto tri pikë janë shumë të rëndësishme për Valladolidin, në garën e tyre për mbijetesë.
Pas 36 xhirove, skuadra e drejtuar nga Paulo Pezzolano ka 38 pikë dhe ndodhet në pozitën 17-të, me tri pikë më shumë se Getafe, që po rrezikon rënien nga elita e futbollit spanjoll.
Barcelona mbetet në kuotën e 85 pikëve.
(Kosova Sot Online )