Lexoni edhe:
"Kukuvajka serbe" po vazhdon me britma kriminale
Këtë të diele do të bie perdja e këtij edicioni të Superligës në futboll, transmeton "Kosova Sot Online ".
Tashmë, një xhiro para fundit, kampioni i këtij edicioni e skuadrat që do të dalin në garat evropiane dihen, së bashku me Drenicën që bie nga liga. Krejt çka ka mbetur të përcaktohet këtë javë është ekipi i dytë që bie nga liga dhe kush shkon në barazh. Vëmendja do të jetë tek Ferizaj e Trepça’89. Ferizajasit qëndrojnë më mirë në këtë aspekt, janë të tetit dhe kanë një pikë më shumë se 89-shi i parafundit.
"Kukuvajka serbe" po vazhdon me britma kriminaleLexoni edhe:
Të dy ekipet i presin duele tejet të forta këtë të diele. Dukagjini e Prishtina do të jenë rivalët e tyre, të cilët po luftojnë dhëmbë më dhëmbë për vendin e katërt, që mund të siguroj evropën. Ferizaj në terrenin e vet e pret Dukagjinin, që i ka tri fitore radhazi, derisa ata në tri sfidat e fundit kanë një barazhin, një fitore e një humbje.
Në duelet direkte, dy i kanë takuar Dukagjinit, e një përfundoi pa fitues. Në krahun tjetër, Trepça’89 e pret Prishtinën, një rival të vjetër. Në pesë sfidat e fundit, kryeqytetasit kanë katër barazime e një fitore, derisa 89-shi një fitore e tri humbje. Në takimet direkte, dy i ka fituar Prishtina, e një u mbyll baras. Tashmë, Ballkani është kampion, trofe të cilin e siguroi javën e kaluar, pas fitores dhe humbjes së Dritës. Suharekasit këtë javë luajnë ndaj Gjilanit dhe do ta ngritin trofeun. Të kuqtë nga Gjilani do të jenë në garat evropiane, e po ashtu janë edhe në finale të Kupës. Ekipi i dytë sivjet do të jetë Drita, e cila i shkon Drenicës, tashmë të rënë nga Liga, për herë të parë në histori të klubit. Përballja e fundit është Malisheva-Llapi. Të dy ekipet kanë nga 43 pikë dhe kjo përballje do të vendoset se cila do jetë më përpara njëra tjetrës. Të gjitha përballjet e xhiros së 36-të e të fundit do të luhen nga ora 15:00.
(Kosova Sot Online )