Milani planifikon të ardhmen: Fillimisht konfirmohen yjet, më pas nisin blerjet e reja
Milani po planifikon të ardhmen me objektivin për tu rikthyer në fushë në sezonin 2023-2024 më konkurrues se më parë. Pasi ka prezantuar fanellat e reja për vitin e ardhshëm, klubi kuqezi po studion planin e merkatos që do të vijë.
Drejtuesit e “djallit” do të nisin merkaton duke konfirmuar emrat e rëndësishëm të skuadrës që më pas të fokusohen totalisht tek objektivat që nuk janë fshehur kurrë.
Rinovimi i Rafael Leaos duket shumë pranë dhe një formalitet duket edhe rinovimi i Maignan, që do të marrë një rritje të konsiderueshme të pagës në kontratën e re. Objektivat kryesorë në merkato janë Kamada dhe Loftus-Cheek.
(Kosova Sot Online)