Refuzohet ankesa e delegatit të FFK-së

  • A.P /
  • 02 June 2023 - 20:48
Refuzohet ankesa e delegatit të FFK-së

Komisioni për Ankesa, shkalla e dytë, i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka refuzuar ankesën e delegatit, Mentor Baliu.

Baliu kishte bërë ankesë lidhur me dënimin e shqiptuar ndaj tij nga shkalla e parë e Komisionit Disiplinor.

Disiplinori e dënoi atë me 6 muaj ndalesë në kryerjen e detyrës zyrtare në garat e organizuara nga FFK.

Njoftimi i plotë:

“Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemajli kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 01.06.2023 shqyrtoi ankesën e delegatit Mentor Baliu me nr Reference 1343/1 datë 25.05.2023 që ka atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor –shkalla e parë të datës 19.05.2023, i cili e ka dënuar delegatin Mentor Baliu me 6 (gjashtë) muaj ndalesë në kryerjen e detyrës zyrtare në garat e organizuara në FFK , përs shkak të tejkalimit të autorizmit të delegatit në ndeshjen Vushtrria-Kika.

V E N D I M

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 01.06.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoi se vendimi i Komisionit Disiplinor –shkalla e parë është i drejtë, ndërsa ankesa e delegatit Mentor Baliu merret si e pabazuar. Vendimi merret në bazë të nenit 119 pika A të Rregullores disiplinore.

ARSYETIM

Bazuar në të dhënat shtesë dhe provat materiale të kompletuara vertëtohet se vendimi I Komisionit Disiplinor – shkalla e parë është i drejtë pasi që delegati Mentor Baliu ka tejkaluar autorizmet zyrtare në ndeshjen Vushtrria – Kika , duke urdhëruar referin kryesor që ta ndërpres ndeshjen derisa të largohet përfaqësuesi zyrtar i ekipit mysafir në tribuna, Me këtë veprim ka vështirësuar punën e përpilimit të protokolit të ndeshjes

(Kosova Sot Online)