
Lexoni edhe:
Sot luhet finalja e Kupës FA, përballen Man City dhe Man United
Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Gjermanisë, mes Leipzigut dhe Eintracht Frankfurtit, transmeton "Kosova sot Online".
Leipzigu synon që ta mbrojë trofeun e fituar vitin e kaluar, që ishte edhe i pari në histori të klubit në këtë garë.
Në fakt, “Demat e Kuq” do të luajnë për herë të tretë radhazi në finale të Kupës, garës së dytë më të rëndësishme në Gjermani.
Sot luhet finalja e Kupës FA, përballen Man City dhe Man UnitedLexoni edhe:
Në anën tjetër, Eintracht Frankfurti e ka fituar pesë herë trofeun e Kupës dhe sonte e synon të gjashtin në histori. “Shqiponjat” për herë të fundit kishin triumfuar në vitin 2015. Finalja e këtij viti do të zhvillohet nga ora 20:00, në “Olympiastadion” të Berlinit.
(Kosova Sot Online )