
Lexoni edhe:
Ja momenti kritik kur shpëtohet 84-vjeçari nga Prishtina që u raportua i zhdukur, por kishte rënë në një gropë
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se edhe sot po vazhdon ditën me aktivitete dhe konsolidimin e kabinetit të tij. Ai tha se vazhdon t’i qëndrojë deklaratës së tij se është kundër zgjedhjeve të reja, transmeton "Kosova Sot Online ".
“Edhe sot po vazhdojmë me disa takime për konsolidimin e kabinetit. Unë nuk dua të bie ndesh me ligjin, për t’u shpallur zgjedhjet e reja duhet të ketë njëfarë arsye, por për momentin s’jam duke menduar për këtë gjë”, ka deklaruar Zeqiri .
Kërkesa për zgjedhje të reja në veri erdhi nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ndërsa i gatshëm për to u shpreh edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
(Kosova Sot Online )