Lexoni edhe:
Erdogan i përgjigjet NATO-s pa vonesë, pas kërkesë përt trupa shtesë Turqia dërgon një batalion të komandove në Republikën e Kosovës
Xhudistja jonë, Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë me anë të repesazhit në Grand Prix Dushanbe që po mbahet në Taxhikistan, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, Kuka e mposhti në raundin final të repesazhit britaniken Katie-Jemima Yeats-Brown.
Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te medalja e bronztë, Kuka raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti irlandezen Rachael Hawkes. Në raundin e tretë, Kuka u mposht nga britanikja Kelly Petersen Pollard, dhe u kualifikua për të luajtur në repesazh. Në raundin e parë të repesazhit, Kuka e mposhti xhudisten nga Uzbekistani, Shokhista Nazarova, kurse në garën për të bronztën, Loriana e mposhti britaniken tjetër, Katie-Jemima Yeats-Brown.
(Kosova Sot Online )