
Lexoni edhe:
Një mal veprimesh të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në koordinim diplomatik me Serbinë, po i sjellin dëm serioz shtetit të Kosovës
Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese të “Euro 2024” ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, ka njoftuar të mërkurën Federata e Futbollit të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".
Kjo ndeshje i takon Grupit I kualifikues dhe zhvillohet më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë prej orës 20:45. FFK-ja ka bërë të ditur se biletat tashmë kanë dalë në shitje dhe ato mund të blihen përmes platformës online.
Çmimi i biletave është 5 euro më e lira deri në 80 euro më e shtrenjta. 5 euro kushtojnë biletat për tribunën veriore dhe jugore, në lindje 10 euro ndërsa në perëndim kushtojnë 20 euro.
80 euro është çmimi i biletave VIP. Po ashtu, FFK-ja ka bërë të ditur se një person mund ti blejë deri në katër bileta.
(Kosova Sot Online )