Inter Miami do të emërojë një trajner me të cilin ka punuar më parë edhe Lionel Messi

  • 08 June 2023 - 11:59
Inter Miami do të emërojë një trajner me të cilin ka punuar më parë edhe  Lionel Messi

Inter Miami është pa trajner pas shkarkimit të Phil Neville javën e kaluar, por tani po kërkon të ribashkojë Lionel Messin me një ish-trajnerë të tij. Neville u shkarkua javën e kaluar dhe vetëm disa ditë më vonë erdhi njoftimi i marrëveshje së klubit të MLS me  ndoshta lojtarin më të madh të të gjitha kohërave, Messi, transmeton "Kosova Sot Online ".

Të gjithë menduan se fituesi i Kupës së Botës mund të kishte zgjedhur të shkonte në Arabinë Saudite, siç është trendi aktual, ose të përfundonte përsëri në Barcelonë, por ai zgjodhi Inter Miamin.

Pas sigurimit të shërbimeve të Messit, klubi nga Florida nuk dëshiron të ndalet pasi synon transferimin e pesë ish-bashkëlojtarëve të argjentinasit.

Por, sipas gazetarit argjentinas Ariel Senosiain, klubi nuk do të ndalet këtu pasi pritet ta emëroj në krye të skuadrës ish-trajnerin e Barçës dhe Argjentinës, Gerardo ‘Tata’ Martino.

60-vjeçari kishte vetëm një vit në Camp Nou dhe nuk arriti të fitonte asnjë trofe të madh, duke humbur në finalen e Copa del Rey nga rivalët e urryer, Real Madridi.

Ai ishte gjithashtu në krye të kombëtares së Argjentinës për dy vjet dhe pati dy dështime të tjera, duke humbur dy herë në finalen e Copa America me penallti nga Kili.

Martino ka përvojë në menaxhim në Amerikë dhe fitoi Kupën MLS në vitin 2018 me Atlanta United, kështu që Beckham do të shpresojë për sukses të ngjashëm.

(Kosova Sot Online )