Milan mund t’ia rrëmbejë Thuramin PSG-së
Raportet po thonë gjithnjë e më shumë që Milan është në bisedime me Marcus Thuram, duke i vënë ata në garë për shërbimet e tij me skuadra si Interin dhe Paris Saint-Germainin
Francezi është futbollist i lirë pasi që kontrata e tij me Borussia Monchengladbach u lejua të skadojë dhe skadon më 30 qershor.
Ai është lidhur me një kalim të Interi në janar, por gjendja e tij e kontratës dhe një lëndim bëri që at të shikojnë për opsione të tjera.
PSG tani konsiderohen favorit, por pas SportItalia, tani RMC Sport në Francë shkruan që Milan ka bërë një përparim kuptimplotë për ta siguruar sulmuesin.
25 vjeçari nuk është i huaj në Itali, pasi që babai i tij është Liliam Thuram dhe ka luajtur për Parmën dhe Juventusin, kështu që ai ka lindur në Itali.
Ai ka shënuar 16 gola dhe ka bërë shtatë asiste për Borussia Monchengladbach këtë sezon.
Gjithëanshmëria e tij në sulm konsiderohet e rëndësishme pasi që Thuram mund të luajë në qendër, në krah të majtë dhe të djathtë dhe pas një sulmuesi.
Derisa Paolo Maldini sunonte më shumë një sulmues që “prodhon finalizim” si sulmuesi i Bolognas Marko Arnautovic, CEO Giorgio Furlani raportohet se është më shumë i interesuar për të investuar në futbollist që kanë potencial të shitën në të ardhmen si Thuram.
(Kosova Sot Online)