![](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/07/200x200_-800-0-drejtesia1686117217.png)
Lexoni edhe:
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj avokatit të njohur
Legjenda e Chelseat, Eden Hazard po mendon të ndjekë Lionel Messin në MLS. Edhe pse u mendua se do të pensionohej pas largimit nga Real Madridi ditë më parë, belgu duket se ka gjetur një aventurë të re, transmeton "Kosova Sot Online".
Gazetari belg Sacha Tavolieri mendon se fituesi i dyfishtë i Ligës Premier mund të mos ketë përfunduar ende me futbollin.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj avokatit të njohurLexoni edhe:
Ai pretendon se ikona e Chelseat, Hazard “nuk dëshiron të ndalojë së luajturi”.
Dhe MLS “mbetet një opsion” pasi Vancouver Whitecaps bënë të ditur interesimin e tyre të martën.
Lexo po ashtu Eden Hazard ia ka falur disa miliona euro Real Madridit për shkëputjen e kontratës
Hazard tani do të marrë kohë për të shqyrtuar hapin e tij të ardhshëm pasi situata është “komplekse”, me familjen e tij që do të luajë rolin vendimtar në vendimin e tij. Nëse Hazard shkon në Amerikë, ai do të ndjekë hapat e kampionit botëror, Messit.
(Kosova Sot Online )