Napoli e merr në konsideratë emërimin si trajner të Zidane
Napoli janë duke kërkuar për një zëvendësim të duhur për Luciano Spallettin dhe raportohet se ata janë duke marrë në konsideratë që ta ofrojnë pranë skuadrës së tyre Zinedine Zidane
64 vjeçari Spalletti tashmë e ka konfirmuar vendimin e tij që të largohet nga Napoli këtë verë, pasi që udhëhoqi klubin për Scudetton e tyre të tretë në histori, një arritje që do të shkruhet përgjithmonë në histori të futbollit në kryeqytetin e Kampanias.
Napoli tani po konsideron një listë të gjatë të mundshme për zëvendësimin e trajnerit italian, një nga të cilët është Vincenzo Italiano, i cili vendosi që të vazhdojë me Fiorentinan pas një takimi që pati me menaxhmentin e klubit.
Siç raporton Il Mattino, burime në Francë tregojnë së një nga top opsionet e Napolit për ta zëvendësuar Spalletin është Zidane, i cili nuk e ushtron këtë profesion prej që u largua nga Real Madridi dy vite më parë.
Ish mesfushori kohëve të fundit ka hedhur poshtë për herë të dytë një ofertë nga Paris Saint-Germain dhe me qetësi e merr në konsideratë lëvizjen e tij të radhës.
Një gjë që nuk e ndihmon Napolin në këtë rast është karriera si lojtar e Zidane; francezi kaloi pesë vite me Juventusin, nga viti 1996 deri më 2001 dhe nuk frikësohet që të refuzojë punën për skuadra të caktuar, siç refuzoi PSG për shkak të dashurisë që ai ka për klubin e tij të zemrës, Olympique Marseille.
(Kosova Sot Online)