Lexoni edhe:
Galatasaray për yllin kosovar Milot Rashica: Lojtar i vlefshëm për ne, po negociojmë për blerjen e tij
Yjet e futbollit, futbollistë dhe ish-futbollistë, por edhe trajnerët, e kanë kujtuar Silvio Berlusconin përmes intervistave dhe postimeve në rrjetet sociale pasi presidenti legjendar i Milanit ndërroi jetë sot.
86 vjeçarin e kanë kujtuar sot edhe klubet e mëdha botërore, përfshirë këtu edhe Real Madridin, por edhe mediat më prestigjioze të botës. Më poshtë mund t’i lexoni disa nga deklaratat e yjeve të futbollit, të cilët e kujtojnë njërin prej presidentëve më të mëdhenj në histori të futbollit, i cili e kishte ngritur Milanin në majat e futbollit botëror.
“Na la një gjeni, një vizionar dhe një ëndërrimtar. Mbi të gjitha një shok, i cili e ndryshoi historinë e Italisë sonë. Faleminderit për gjithçka President, ne milanistëve na kë bërë ta përjetojmë një ëndërr që zgjati për 30 vjet. Askush nuk do të jetë kurrë sikur ti.” – Paolo Maldini.
“Një boshllëk që nuk do të mundë të mbushet kurrë më. Gjithmonë me ne. Faleminderit për gjithçka President.” – Adriano Galliani.
“Trishtimi i sotëm nuk i ndal momentet e lumtura të kaluara së bashku. Mbetet një mirënjohje infinite për presidentin, por mbi të gjitha për një person ironik, besnik, inteligjent, të sinqertë, mjaft i rëndësishëm dhe përcaktues në aventurën tim si lojtar fillimisht, e më pas si trajner. Faleminderit President.” – Carlo Ancelotti.
“Personazh unik, me forcën dhe karizmin që e kam parë tek pak persona. Shumë janë munduar të bëheshin si ai, por s’ia kanë dalë. Kishte kapacitet menaxherial dhe kapacitet për t’i gjetur njerëzit e duhur për t’i arritur objektivat. Dinte të zgjidhte. Ka bërë gjëra të pabesueshme. Më kujtohet një herë në Milanello na thoshte se dëshironte ta bënte Milanin skuadrën më të fortë në botë dhe e kishte bërë. Krijoi televizione, e krijoi Milanin. E kuptonte menjëherë se kush ishte i rëndësishëm dhe se kush kishte ide të duhura, por edhe në momentet se kur duhej të intervenonte. Prej krejt transfereve që i ka bërë, mes lojtarëve dhe trajnerëve, ka gabuar rrallë.” – Fabio Capello.
“Sot i themi lamtumirë Silvio Berlusconit, një president vizionar i futbollit, pasionant dhe romantik. E transformoi Milanin në një fuqi botërore duke i rrëmbyer zemrat e miliona tifozëve. Trashëgimia e tij në botën e futbollit do të kujtohet gjithmonë.” – Gianluigi Buffon.
“Po ndihem i vetmuar. Për mua ishte si një baba, një president unik dhe i dashur për të gjithë. I realizoi ëndrrat e mia.” – Franco Baresi.
(Kosova Sot Online )