Lexoni edhe:
Yjet e futbollit dhe trajnerët e mëdhenj e kujtojnë Silvio Berlusconin
Real Madridi i ka bërë disa modifikime të numrave për sezonin e ardhshëm, transmeton "Kosova Sot Online".
Klubi spanjoll përmes uebfaqes së vetë zyrtare ka njoftuar se Vinicius Junior do ta marrë numrin 7, të cilin në të kaluarën e kanë mbajtur legjendat e klubit, Raul Gonzalez dhe Cristiano Ronaldo, ndërsa së fundmi atë e kishte mbajtur Eden Hazard.
Yjet e futbollit dhe trajnerët e mëdhenj e kujtojnë Silvio BerlusconinLexoni edhe:
Ndërkaq, bashkëkombësi i tij, Rodrygo, e mori numrin 11, të cilin së fundmi e kishte mbajtur Marco Asensio.
Reali është në pritje të zyrtarizimit të Jude Bellingham e Brahim Diaz, për t’ua dhënë edhe atyre numrat e rinj.
(Kosova Sot Online )