Vdes Kampionia olimpike amerikane, kishte komplikime serioze gjatë lindjes

  • 13 June 2023 - 10:09
Vdes Kampionia olimpike amerikane,  kishte komplikime serioze gjatë lindjes

Kampionia olimpike amerikane, Tori Bowe ishte gjendur e vdekur në shtëpinë e saj në Florida në muajin e kaluar dhe në atë kohë nuk ishin specifikuar arsyet e vdekjes së saj, transmeton "Kosova Sot Online ".

E tash, menaxherja e saj, Kimberly Holland konfirmoi për “CBS News” se klientja e saj vdiq shkaku i komplikimeve që i kishte gjatë lindjes.

“Fatkeqësisht, shumë njerëz, përfshirë këtu edhe mediat, po bëjnë spekulime se ajo i bëri diçka vetes (vetëvrasje), që është mjaft lënduese. Shpresojmë që, pasi tash po e njohin të vërtetën, do të ketë shumë kërkim-falje”, theksoi ajo.

Sipas “Orange County (Fla.) Medical Examiner Office”, 32 vjeçarja ishte shtatzënë në muajin e tetë kur vdiq.

Lajmi për vdekjen e tri herë medalistes olimpike ishte konfirmuar më 3 maj, ndërsa lajmin e kishte dhënë agjencia sportive që e përfaqësonte Bowien.

E lindur në Mississippi, ajo e kishte nisur karrierën profesioniste në fushat atletike në vitin 2013.

Ajo i kishte fituar tri medalje olimpike në Olimpiadën e Rios më 2016: të argjendtën në 100 metra, të bronztën në 200 metra dhe të artën me shoqet e skuadrës në 100 metra me stafeta.

Para Rios, Bowie e kishte fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Pekinit në vitin 2015 dhe dy medalje të arta në Londër më 2017. 

(Kosova Sot Online )