![](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/13/200x200_-640-0-641aac26e07c91686650228.jpg)
Lexoni edhe:
Berisha: Rama del kundër qeverisë së Kosovës për shkak të aferës McGonigal
Leo Messi zbuloi këtë të martë se nuk është në planet e tij të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës, që do të mbahet në Meksikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada në vitin 2026, transmeton "Kosova Sot Online".
“Mendoj se nuk do të marr pjesë. ‘Qatar 2022’ ishte Botërori im i fundit. Do të shoh si do të shkojnë gjërat, por në parim jo, nuk do të shkoj në Botërorin e ardhshëm. Do të doja të shkoja ta shikoja, por jo të marr pjesë”, deklaroi “Pleshti” për “Titan Sports”.
“Pas fitimit të Kupës së Botës, që ishte ajo që më mungonte, jam i kënaqur dhe mirënjohës për karrierën që kam pasur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, shtoi Messi.
Berisha: Rama del kundër qeverisë së Kosovës për shkak të aferës McGonigalLexoni edhe:
Messi ndodhet në Kinë me ekipin argjentinas, ku do të luajë dy miqësoret e fundit para kualifikueseve të Botërorit, kundër Australisë në Pekin, të enjten e ardhshme, dhe kundër Indonezisë në Xhakartë më 19 qershor.
(Kosova Sot Online )