Lexoni edhe:
Shqipëria i vendosi sanksione Kosovës sepse Edi Rama tregoi me kohë që e ka lëshuar rrugën e përkrahjes së Kosovës në politikën e jashtme të shtetit shqiptar, u rreshtua me Serbinë
Newcastle është në sulm serioz për Niccolo Barella, transmeton "Kosova Sot Online".
Sipas asaj që raporton “Telegraph”, Magpies kanë një ofertë prej 50 milionë stërlinash, rreth 58 milionë euro, gati për të bindur Interin që të largohet mesfushori i tyre, i cili ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.
Për Barella në Premier League atje do të ishte një kontratë top që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në të gjithë skuadrën e klubit anglez.
Nga ana e tij, Interi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Barella, një pikë fikse e së tashmes dhe e së ardhmes.
Sërish sipas “Telegraph” kontaktet tashmë kanë nisur. Newcastle e konsideron atë një përforcim themelor në kuadër të Ligës së Kampionëve të ardhshëm, ku do të rikthehet pas 20 vitesh.
(Kosova Sot Online )