Lexoni edhe:
Një grua bije në lum nga ura e Fshajt në Gjakovë
Xhudistja jonë, Nora Gjakova ka siguruar tashmë medaljen pasi ka kaluar në finalen e madhe të Grand Slamit që po mbahet në Kazakistan, transmeton "Kosova Sot Online".
Gjakova e ka nisur për mrekulli ditën në Kazakistan, duke shënuar fillimisht dy fitore në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Pejania raundin e parë e nisi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë fitoi ndaj Anastasija Sokirjanska të Letonisë.
Një grua bije në lum nga ura e Fshajt në GjakovëLexoni edhe:
Në rrethin e tretë, Nora u ndesh me polaken Julia Kowalczyk, të cilën gjithashtu e mposhti për të kaluar në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale, kampionia olimpike pati punë me Julie Beurskens, të cilën e mposhti për të kaluar në finale dhe për të siguruar tashmë medaljen e argjendtë.
Në finale, xhudistja jonë do të ndeshet me Sara Leonie Cysique nga Franca.
(Kosova Sot Online )