
Lexoni edhe:
Kurti duhet ti zbatoj kërkesat e bëra nga BE dhe SHBA dhe të vendos si kusht hyrje në agjendë edhe të luginës së Preshevës
Pas fitores së Champions League, në “shtëpinë” e Manchester Cityt duket se kanë nisur ndryshimet e para, transmeton "Kosova Sot Online".
Sipas raportimeve të medieve britanike, Kyle Walker po mendon largimin nga kampionët e Premier League.
Mbrojtësi anglez nuk e mori mirë qëndimin në stol në finalen e Champions League kundër Interit dhe nuk ndihet i domosdoshëm për Pep Guardiolën.
Kështu, në moshën 33-vjeçare, Walker mund të ndryshojë “ajrin” dhe në Gjermani ka një klub të interesuar për shërbimet e anglezit dhe ai është Bayern Munich me në krye Thomas Tuchel, i cili vlerëson shumë cilësitë e ishit të Tottenhamit.
Nëse Pavard vendos largimin nga bavarezët, atëherë kampionët e Gjermanisë pritet të nisin menjëherë negociatat me Walker.
(Kosova Sot Online )