Lexoni edhe:
Rrugët në drejtim të tri pikave kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë të bllokuara
Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur t’i ndajë rrugët me selektorin e deritashëm, Alain Giresse, transmeton "Kosova Sot Online ".
Trajneri francez e pati sot një takim me krerët e futbollit kosovar në zyrat e FFK-së, ku edhe iu kumtua vendimi i ndarjes me të, ndërsa FFK-ja tha se ndarja ndodhi me vendim të përbashkët, ndërsa u paralajmëruan ndryshime edhe në ekipin kombëtar.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2). Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës. Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar”, shkruan në vendimin e Federatës.
Rrugët në drejtim të tri pikave kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë të bllokuaraLexoni edhe:
Fatale për Giresse ishte humbja shokuese nga Bjellorusia, e pësuar mbrëmë në Hungari, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Më saktësisht, dështimet e njëpasnjëshme të “Dardanëve” në këtë kampanjë eliminatore u akumuluan dhe e shtynë FFK-në ta marrë vendimin për t’u ndarë me selektorin.
Kosova i ka tri barazime e një humbje në katër ndeshje të zhvilluara në Grupin I, të cilat e kanë lënë në vendin e parafundit në tabelë me tri pikë dhe me shumë pak gjasa, mos të themi pa gjasa, për ta realizuar ëndrrën – kualifikimin në Euro 2024.
(Kosova Sot Online )