Lexoni edhe:
Serbia ka një qëllim të vetëm, synon ndarjen dhe copëtimin e Kosovës
Nata e mbrëmshme ishte e veçantë për Cristiano Ronaldon, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ylli portugez hyri në librin e rekordeve botërore “Guinness” për më së shumti paraqitje për Kombëtaren.
38 vjeçari në fakt arriti në kuotën e 200 ndeshjeve me Portugalinë, diçka që s’e ka arritur askush në histori të futbollit.
Serbia ka një qëllim të vetëm, synon ndarjen dhe copëtimin e KosovësLexoni edhe:
Dhe, futbollisti i Al-Nassr e festoi në mënyrë të veçantë këtë arritje duke shënuar në fitoren e portugezëve kundër Islandës, 1:0.
Pas ndeshjes, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit e bëri një postim në rrjetet sociale, duke e shprehur gëzimin e tij dhe lumturinë për këtë arritje të jashtëzakonshme.
“200 ndeshje me të njëjtin përkushtim, dedikim dhe përgjegjësi, njëjtë si në herën e parë kur luajta me këtë fanellë. Unë jam këtu, duke vazhduar të shënoj, duke e ndjekur ëndrrën dhe të jap gjithçka për ekipin dhe për vendin tim. Për dashurinë ndaj Portugalisë”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.
Krahas më së shumti ndeshjeve, “CR7” e mban rekordin edhe për më së shumti gola për Kombëtaren,
(Kosova Sot Online )