
Lexoni edhe:
E vërteta për skenarët e shtetit kriminal serb duhet të tregohet e argumentohet, fajësimi i shpifur në adresë të Kosovës nuk duhet të pranohet
Arlind Ajeti transferohet në kampionatin rumun, transmeton "Kosova Sot Online".
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka arritur akordin me klubin e Cluj, për të firmosur një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit të tretë. Futbollisti 30-vjeçar ka qenë pjesë e Pordenones në Itali, me të cilën i përfundoi kontrata dhe u transferua te Cluj si futbollist i lirë.
Me transferimin në Rumani, Ajeti shpreson t’i japë një tjetër drejtim karrierës së tij, në mënyrë që të mund të rikthehet sërish në Kombëtaren Shqiptare për të dhënë kontributin e tij në fushën e lojës. Te Cluj, Ajeti do ta gjejë futbollistin kosovar, Ermal Krasniqi.
(Kosova Sot Online )