![](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/23/200x200_auto_neymar1687507641_11687508454.png)
Lexoni edhe:
Neymar rrezikon ta merr këtë gjobë të majme
Pas lajmit të shpërndarë nga mediat spanjolle, ku thuhej se Kylian Mbappe do të prezantohej më 23 korrik te “galaktikët” e Real Madrid, tashmë janë tifozët e PSG, që e bëjnë “fakt të kryer” transferim e “yllit” të tyre te gjigandët spanjoll, transmeton "Kosova Sot Online ".
Sipas një prej profileve të grupit të tifozerisë “pariziene”, “PSG Community”, “mbretërit” e Madridit kanë arritur një marrëveshje me klubin francez për transferimin e Mbappe për shifrën e 250 milionë eurove.
Në bazë të fjalëve të tifozëve ishte vetë pronari i PSG, emiri Tamim bin Hamad Al-Thani, i cili pas negociatave me Presidentin, Florentino Perez ra dakord për shitjen e lojtarit për shifrën stratosferike.
Neymar rrezikon ta merr këtë gjobë të majmeLexoni edhe:
Ndërkaq, përveç shifrës është mësuar dhe mënyra e pagesës, që Real Madrid do i bëjë “parizienëve” për Mbappe.
Kështu nga 250 milionë euro, 200 milionë do të paguhen menjëherë, ndërsa 50 të tjera në formë bonusi për ndeshjet e luajtura nga francezi dhe fitimin e “Topit të Artë”.
(Kosova Sot Online )