UEFA zbulon orarin për dy sfidat mes Ballkanit dhe Ludogoretsit
Ballkani do të përballet me ekipin e Ludogoretsit në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
UEFA ka zbuluar tashmë edhe orarin e dy ndeshjeve mes këtyre skuadrave, si dhe vendin se ku do të zhvillohen.
Ndeshja e parë mes kampionit të Kosovës dhe Bullgarisë do të zhvillohet më 11 korrik, nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kurse, ndeshja e dytë do të zhvillohet më 19 korrik, në “Ludogorets Arena”, nga ora 20:45 gjithashtu.
Kujtojmë se skuadra fituese në raundin e ardhshëm do të takohet me fituesin nga ndeshja Olimpija – Valmiera.
Skuadra që eliminohet nga Liga e Kampionëve, garat evropiane do t’i vazhdojë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
(Kosova Sot Online)