Dybala në radarin e Arabisë Saudite
Paulo Dybala është futbollisti i radhës që po kërkohet nga klubet e Arabisë Saudite.
Sipas “Il Corriere dello Sport”, klubet saudite po tentojnë ta “rrëmbejnë” argjentinasin nga Roma
Romakët thuhet se janë të shqetësuar nga kjo situatë e yllit të tyre, duke pasur parasysh se ai ka një klauzolë largimi prej vetëm 12 milionë eurosh.
Dybala ka edhe dy vite në kontratën e tij, por çdo klub jashtë Italisë mund të sigurojë nënshkrimin e tij në verë duke paguar 12 milionë euro.
“La Joya” gjithashtu ka një klauzolë të vlefshme për klubet e Serie A, por ajo vlen 20 milionë euro dhe Roma mund ta anulojë duke i ofruar një kontratë të re me një pagë më të lartë.
Megjithatë, klubet saudite tashmë po monitorojnë nga afër situatën e ish-futbollistit të Juventusit, megjithëse ende nuk është bërë asnjë qasje formale.
Al-Hilal thuhet se është një prej klubeve të interesuara, që është edhe i gatshëm të paguajë klauzolën e Dybalas.
Një ofertë me para të mëdha do të mund të tundonte sulmuesin argjentinas, i cili do të mbushë 30 vjeç në nëntor.
Roma nuk dëshiron që të ndajë rrugët me Paulo Dybalan, pasi konsiderohet si futbollisti kryesor i tyre.
(Kosova Sot Online)