
Real Madridi zyrtarizon kapitenët për sezonin e ardhshëm

Nacho Fernandez do të jetë kapiten i Real Madridit për sezonin e ardhshëm.
Mbrojtësi spanjoll shiritin e kapitenit e mori pas largimit të Karim Benzemas, i cili nënshkroi me Al-Ittihad.
33-vjeçari së fundmi edhe rinovoi kontratën me “Los Blancos” edhe për një sezon.
Luka Modric do të jetë zëvendës-kapiten ose kapiteni i dytë. Pas kroatit është Dani Carvajal, kurse Toni Kroos është kapiteni i katërt.
Real Madridi bëri një postim sot me fotografitë e të katër futbollistëve, duke shkruar: “KAPITENËT TANË”.
(Kosova Sot Online)