
Thiago joshet nga klubet arabe

Thiago Alcantara është bërë objektiv i klubeve nga Arabia Saudite.
Mesfushori spanjoll mësohet se e ka refuzuar një ofertë të majme nga Pro Saudi League.
Futbollisti i Liverpoolit po hyn në vitin e fundit të kontratës dhe po bëhet gati për ta nisur fazën përgatitore në Kirkby këtë fundjavë.
Sidoqoftë, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Bayern Munichut do ta ketë të vështirë t’i refuzojë ofertat tjera të majme që do t’i vijnë nga Arabia Saudite, ndonëse fokusi i tij është në “Anfield Road”.
Liverpooli do të donte ta ketë 32 vjeçarin edhe një vit në ekip dhe në verën e vitit 2024 të largohet si lojtar i lirë.
“Reds” e përforcuan mesfushën me Alexis Mac Allister e Dominik Szoboszlai, por që mund të ketë hapësira edhe për përfaqësuesin spanjoll nëse qëndron në Angli.
(Kosova Sot Online)