Lexoni edhe:
Szunyog: Të punohet për zgjidhjen e krizës që të largohen masat
Vedat Muriqi dhe Milot Rashica qe një kohë janë tandem në sulmin e Kombëtares së Kosovës. Dyshja dardane e ka trashur shoqërinë edhe më shumë, sa që sot e dje kanë publikuar fotografi nga pushimet që po i kalojnë së bashku në Turqi me familjet e tyre, transmeton "Kosova Sot Online ".
Por, mes këtyre fotografive mund të fshihet edhe diçka tjetër. Në fakt, sulmuesi i Mallorcas dhe ai i Norwich Cityt mund të bëhen bashkëlojtarë nga kjo verë edhe në nivel klubesh. Në fakt, vushtrriasi e kaloi një sezon të shkëlqyeshëm në Stamboll në formë huazimi për një vit në Galatasaray.
Szunyog: Të punohet për zgjidhjen e krizës që të largohen masatLexoni edhe:
Për këtë, klubi turk po e bën të pamundurën për ta bindur klubin nga Championshipi anglez që t’ia shesë përfaqësuesin kosovar.
Palët mund të merren vesh për një shumë prej 8-10 milionë eurosh, me ish-futbollistin e Vitesses e Werder Bremenit që mund të përfundojë për një kohë afatgjate në Turqi.
E në ndërkohë, rrugën e tij mund ta ndjek edhe “Pirati”.
Pas një sezoni fantastik në La Liga, ku i realizoi 15 gola me klubin ishullor, prizrenasi mund të përfundojë po ashtu në Stamboll, aty ku kishte luajtur me sukses vite më parë.
Por, tash jo në fanellën e Fenerbahçes, por të rivalit të saj, Galatasaray.”.
Pra, takimi i yjeve kosovare në Belek mund të mos jetë veç një rastësi.
Ata mund t’i shohim duke i prirë së bashku sulmit të Galatës në edicionin 2023/24.
Verdhekuqtë synojnë ta përsërisin sezonin fantastik, në të cilin e fituan titullin e kampionit të Turqisë
(Kosova Sot Online )