Ballkani prezanton fanellat e reja, pak orë para ndeshjes ndaj Ludogoretsit
FC Ballkani ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm.
Kampioni në fuqi i Kosovës prezantoi fanellat që do t’i përdorë në ndeshjet si vendas.
Futbollistët e Ballkanit do të luajnë sonte me këto fanella, në ndeshjen e parë kundër Ludogoretsit, në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Kemi kënaqësinë t’i prezantojmë fanellat edicionit të ri, 2023/24. Ky është modeli për ndeshjet vendas të kampionëve tanë. Që sonte, me to futbollistët do të paraqiten në “Fadil Vokrri”, në duelin kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndaj Ludogorets. Na priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e klubit nga Suhareka.
(Kosova Sot Online)