
Lexoni edhe:
Aktakuza e parë kundër Shpend Ahmetit ish kryetar, moment i duhur për ta deshifruar dhe zbuluar lidhjen e tij 8 vjeçare për dy mandate, me nëntokën e krimit të organizuar
Bayer Leverkusen ka përfunduar negociatat dhe ka njoftuar nënshkrimin me Granit Xhakës nga Arsenali, i cili dëshironte t’i linte vend në mesfushë Declan Rice, shkruan "Kosova sot Online".
Mesfushori zviceran u rikthye në Bundesligë pas shtatë vitesh, duke nënshkruar një kontratë tre vjeçare dhe shpjegoi arsyet e vendimit të tij:
“Xabi Alonso ishte ai që më bindi. Ai është një trajner me vizion dhe më tregoi se sa shumë më do në ekip”, tha 30-vjeçari, i cili ka bërë gjithsej 295 paraqitje për Arsenalin, duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë 29 asistime që kur u ble në vitin 2016.
(Kosova Sot Online )