![](/uploads/kosova-sot/images/2023/July/13/200x200_Capture-144-600x3601689232113.webp)
Lexoni edhe:
Xhaka tregon se kush e bindi t’i bashkohej Bayer Leverkusen
Xherdan Shaqiri ka qenë një nga protagonistët kryesor në fitoren e Chicagos me rezultat 3:0 ndaj Montrealit, shkruan "Kosova Sot Online".
Përpos që asistoi në golin e dytë të ekipit vendës, ylli kosovar e shënoi një gol mjeshtëror si rrjedhojë e një aksioni të shkolluar.
Në fakt, në minutën e 33-të, përfaqësuesi zviceran e mori përsipër goditjen e gjuajtjes së lirë.
Xhaka tregon se kush e bindi t’i bashkohej Bayer LeverkusenLexoni edhe:
Por, ai nuk gjuajti direkt në portë, por bashkëveproi me shokët e skuadrës dhe në fund goditi saktë për ta realizuar një gol fantastik pas asistimit të Haile-Selassie.
Më poshtë mund ta shikoni golin e rrallë të ish-futbollistit të Baselit, Bayern Munichut, Interit, Stoke Cityt, Liverpoolit e Lyonit, i cili në dy sezonet e fundit është bërë pjesë e ligës amerikane të futbollit – MLS
(Kosova Sot Online )