Inter nuk heq dorë nga Lukaku
Inter vazhdon përpjekjet për t’i rikthyer Romelo Lukakun trajnerit Simone Inzaghi.
Sipas raportimeve të medieve britanike, klubi “zikaltër” i ka paraqitur klubit londinez ofertën e dytë prej 30 milionë euro plus bonuse.
Interi tashmë është në pritje të përgjigjes nga “blutë” e Londrës, në orët në vijim dhe shpreson se do të mjaftojë për ta rikthyer belgun në Milano.
Për Lukakun pati interesim edhe nga Juventus, por sulmuesi e bëri të qartë që kërkon vetëm kalimin te Inter.
(Kosova Sot Online)