![](/uploads/kosova-sot/images/2023/July/15/200x200_a-kurti-600x3601689418346.webp)
Lexoni edhe:
Kurti për numrin e veteranëve të UÇK-së: I pa pranueshëm, ka një trefishim të numrit
Jesus Vallejo është rikthyer sërish te Granada, në formë huazimi nga Real Madridi, transmeton "Kosova Sot Online".
Mbrojtësi spanjoll, i cili nuk po ia del të mposht konkurrencën, do të jetë i huazuar te klubi i rikthyer në La Liga për sezonin 2022/23.
Në marrëveshje nuk është përfshirë opsioni i blerjes.
Kurti për numrin e veteranëve të UÇK-së: I pa pranueshëm, ka një trefishim të numritLexoni edhe:
Duke marrë parasysh opsionet në mbrojtje, Real Madridi do të shpresojë se Vallejo mund të rrisë vlerën e tij pas këtij huazimi, pasi vera e ardhshme do të jetë mundësia e fundit që mund të kenë për ta shitur.
26-vjeçari me “Los Blancos” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
Vallejo nisi karrierën te Real Zaragoza, teksa te Real Madridi u transferua në vitin 2015.
Ai mbeti i huazuar për një sezon tjetër te Zaragoza, teksa në formë huazimi luajti edhe te Eintracht Frankfurti e Wolvesi.
(Kosova Sot Online )