Lexoni edhe:
Thyhet rekordi i Grealish, Rice bëhet anglezi më i shtrenjtë në histori
Interi ka hequr dorë nga përpjekjet për rikthimin e Romelu Lukakut, transmeton "Kosova Sot Online".
Sulmuesi belg, i cili ishte i huazuar në ekipin e Simone Inzaghit në sezonin e fundit, u rikthye te Chelsea – teksa klubi italian po bënte përpjekje për rikthimin e tij. Megjithatë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se Interi ka vendosur të lërë negociatat për sulmuesin belg.
Thyhet rekordi i Grealish, Rice bëhet anglezi më i shtrenjtë në historiLexoni edhe:
Për këtë vendim do të njoftohet së shpejti edhe Chelsea. “Nerazzurrët” thuhet se morën këtë vendim pasi janë të zemëruar për bisedimet mes Lukakut dhe Juventusit. “Zonja e Vjetër” dhe Arabia Saudite tani mbeten opsionet për reprezentuesin e Belgjikës. Juventusi mund të nënshkruajë me 30-vjeçarin, vetëm nëse fillimisht e shesin Dusan Vlahovicin. Ndryshe, Romelu Lukaku me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
(Kosova Sot Online )