
Lexoni edhe:
Aktakuzë ndaj një ish polici serb për krime lufte, torturoi qytetarët në mënyrë ç’njerëzore, i dëboi dhe ua vuri zjarrin pronave
Skuadra e Rijekës arriti fitore minimale 1-0 ndaj Dukagjinit në ndeshjen e parë të raundit të dytë në UEFA Conference League.Rreth 50 tifozë të klubit kroat ishin të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, transmeton "Kosova Sot Online".
Me t’u rikthyer në shtetin e tyre, tifozët e Rijekas janë sulmuar nga disa huliganë në shtetin e Serbisë.
Ata kanë dalë me maska dhe me shkopinj në autostradë, duke thyer autobusin ku gjendeshin tifozët e klubit nga Kroacia.
Nga ky sulm është lënduar shoferi i autobusit. Kurse në vendin e ngjarjes kanë mbërritur me shpejtësi edhe shërbimet emergjente dhe policia.
(Kosova Sot Online )