
Milani arrin marrëveshje me Valencian

Yunus Musah do të jetë përforcimi i radhës i Milanit.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se klubi italian ka arritur tashmë marrëveshje verbale me Valencian për transferimin e mesfushorit amerikan.
Milani thuhet se do të dërgojë ofertën zyrtare në vazhdim dhe pastaj marrëveshja do të kompletohet, pasi të jenë kryer edhe testet mjekësore.
“AC Milan ka arritur marrëveshje verbale me Valencia për të nënshkruar Yunus Musah! Bisedimet pozitive u zhvilluan siç u zbulua më herët dhe të dy klubet ranë dakord për kushtet e marrëveshjes. Milani, pritet të dërgojë ofertën zyrtare si hap formal dhe më pas marrëveshja do të bëhet me testet mjekësore javën e ardhshme”, shkroi Romano.
20-vjeçari kishte arritur marrëveshje personale me “Rossonerët” kohë më parë.
(Kosova Sot Online)