Lexoni edhe:
Tifozët kroatë që ishin në ‘Fadil Vokrri’ sulmohen në Serbi, lëndohet shoferi i autobusit
Këtë verë, ka patur shumë ndryshime në futboll, teksa klubet saudite i kanë hequr shumë lojtarë cilësor Europës. Yje të shumtë të futbollit europian tashmë janë transferuar në Arabinë Saudite dhe disa janë në prag të një gjëje të tillë, transmeton "Kosova Sot Online".
Ky zhvillim i futbollit saudit i ka habitur jo pak të gjithë, mirëpo ka një person i cili e ka ditur se diçka e tillë do të ndodhë. Bëhet fjalë për ish-presidentin e Milanit dhe Monzas, Silvio Berlusconi, i cili e kishte parashikuar gjithçka që në vitin 2007: nga vështirësitë e futbollit italian te dominimi i Premier League, deri tek ardhja e arabëve.
Ja fjalët e Berlusconit, i cili së fundi u nda nga jeta:
“Unë shoh se Seria A po bëhet gjithnjë e më e varfër. Ne jemi liderë tani, por pas 17 vitesh do të jemi një supermarket për të tjerët. Premier League do të jetë numri një. Serie A me gjithë kampionatet e tjera janë mbrapa, nuk kemi fonde.
Më pas, do të vijnë arabët në futboll dhe Italia nuk do të ketë më asnjë pëlqim për të tjerët: nuk ka infrastrukturë, as stadiume, jemi tashmë 30 vjet mbrapa. A e dini se arabët po ndërtojnë qytete të tëra në shkretëtirë?
Ka kaq shumë fuqi ekonomike në ato zona! Sigurisht që nuk do të ndalen! Me siguri do të hyjnë në futboll, sepse është biznesi më i madh dhe jep shikueshmëri të madhe. Dhe çfarë ofrojmë ne? Nëse qeveria nuk ndërhyn, ne do të jemi Liga e 3-të. Në Angli po inkurajojnë të rinjtë të luajnë futboll dhe qeveria po jep fonde për shkollat e futbollit.
E bëjnë edhe në Gjermani. Italia, nga ana tjetër, po rri në vend, pothuajse sikur të prisnim që e gjithë kjo të vazhdonte me të drejtë! Njerëzit mendojnë se jam i çmendur kur flas për këto gjëra, por shikoj nga e ardhmja dhe jam i sinqertë me ju. Unë shoh një të ardhme shumë të trishtuar për futbollin italian”.
(Kosova Sot Online )