Lexoni edhe:
Rohde e quan hap të duhur dërgimin e projektligjit për KPK’në në Komisionin e Venedikut
Paris Saint-Germain po e pret një ofertë të ulët dhe fyese të Real Madridit për kartonin e Kylian Mbappes, transmeton "Kosova Sot Online".
Sulmuesit francez i është dhënë afat deri sot për të arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratën me gjigantin francez.
Dhe, mediumi “RMC Sport” raporton se “Los Blancos” do të mundohen ta zgjidhin këtë çështje me një ofertë “fyese”.
Rohde e quan hap të duhur dërgimin e projektligjit për KPK’në në Komisionin e VenedikutLexoni edhe:
Mbetet të shihet se sa para do t’i ofrojë gjiganti spanjoll, i cili shihet si favorit për ta transferuar Mbappen, i cili e ka ëndërr të luajë në “Santiago Bernabeu”.
PSG-ja nga ana e saj nuk e ka ndërmend të heq dorë nga njëri prej futbollistëve më të mirë në botë për një shumë më të ulët se 250 milionë euro.
Mbappen ndërkohë po e kërkon edhe Liverpooli dhe thuhet se palët i kanë nisur negociatat për një huazim të mundshëm të lojtarit për një vit në “Anfield Road”.
Nënkampioni botëror ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024, por nuk ka pranuar ta vazhdojë atë për një vit, siç ishte opsioni, prandaj francezët duan ta shesin këtë vit pasi në verën e ardhshme mund ta humbasin pa para.
(Kosova Sot Online )