Lexoni edhe:
Mbrojtja kërkon që Krivaqa e Sejdiu të dënohen me burgim të përjetshëm
Ditë më parë u përfol se Liverpooli kishte hyrë në garë për ta transferuar Kylian Mbappen. Por, trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp ka konfirmuar se Të Kuqtë nuk po mendojnë ta transferojnë sulmuesin francez,transmeton "Kosova sot Online ".
Trajneri gjerman është i vetëdijshëm se klubi nga “Anfield Road” nuk mund ta transferojë futbollistin e Paris Saint-Germainit, i cili e ka një vlerë të lartë, por edhe për faktin se në mendjen e tij është vetëm Real Madridi.
“Ne qeshëm kur e dëgjuam këtë lajm. Unë mund të them se ai është një lojtar mjaft i mirë, por që kushtet financiare nuk na përshtaten ne në këtë rast. Për aq sa di unë, nuk ka asgjë të vërtet në këtë rast”, u shpreh trajneri i Liverpoolit për “Sky Germany”.
Mbrojtja kërkon që Krivaqa e Sejdiu të dënohen me burgim të përjetshëmLexoni edhe:
“Është e mundshme që dikush tjetër prej klubit të jetë duke përgatitur diçka dhe ndoshta dëshiron të më befasojë… kjo nuk ka ndodhur në tetë vjet sa kam qenë këtu. Kjo do të ishte hera e parë”, shtoi tutje duke qeshur Klopp.
Mbappe nuk e vazhdoi kontratën me klubit nga “Parku i Princave” dhe me këtë rast i prishi punët përfundimisht me drejtuesit e kampionit francez.
Ai do të largohet nga Parisi, ose këtë verë me një shifër prej afro 200 milionë eurosh, nëse i paguan ato Real Madridi, ose vitin tjetër si lojtar i lirë, gjithnjë në “Santiago Bernabeu”.
Krahas Liverpoolit, së fundmi u spekulua për një interesim të mundshëm të Arsenalit dhe të Chelseat për ish-futbollistin e Monacos.
(Kosova Sot Online )