Ronaldo vazhdon ta shkruajë historinë, mbrëmë i theu edhe dy rekorde

  • 01 August 2023 - 12:30
Ronaldo vazhdon ta shkruajë historinë, mbrëmë i theu edhe dy rekorde

Cristiano Ronaldo gjithmonë e më shumë po futet në histori. Në sfidën mes Al Nassr dhe Monastir, e vlefshme për fazën e grupeve të UAFA Cup, ekipi i “CR7” ia doli të fitonte me rezultat 4:1, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ishte pikërisht ylli portugez ai që e shënoi golin e avantazhit momental prej 2:1.

Një gol i rëndësishëm për rezultatin final për ish-futbollistin e Sporting Lisbonës, Real Madridit, Juventusit e Manchester Unitedit, i cili ndërkohë ia mundësoi atij t’i thyejë edhe dy rekorde në koleksionin e tij të jashtëzakonshëm.

Më golin e shënuar me kokë ndaj Monastri, në fakt, Ronaldo ia doli ta gjejë golin në 22 sezone radhazi.

Një vazhdimësi e pabesueshme, që ia mundësoi atij të shënonte në çdo klub ku ka luajtur.

Ndërkohë, 38 vjeçari e shënoi këtë gol me kokë, një specialitet “i shtëpisë” për të.

Me këtë rast, ai u bë lojtari që ka shënuar më së shumti gola me kokë në histori të futbollit, plot 145 gola.

Kështu, ai e kaloi rekordmenin e deritashëm, Gerd Muller, i cili i kishte shënuar 144 gola me kokë.

Ronaldo nuk e ka ndërmend të ndalet dhe do të mundohet të thyejë rekorde të reja në perëndim të karrierës.