
Mane zyrtarizohet te Al-Nassr

Sadio Mane është ylli i radhës që u largua nga Evropa për t’u transferuar në Arabinë Saudite.
Senegalezi është zyrtarizuar këtë të martë te Al-Nassr.
Mane vendosi të largohet nga Bayern Munichi pas vetëm një sezoni të kaluar, prej kur u transferua nga Liverpooli.
31-vjeçari, i cili u përball me probleme edhe jashtë fushës, nuk ia doli të linte gjurmë te Bayerni, megjithëse fitoi titullin e kampionit në Gjermani me këtë skuadër.
“Bavarezët” kanë përfituar 30 milionë euro nga shitja e tij te Al-Nassr.
Sadio Mane ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me klubin nga Arabia Saudite.
(Kosova Sot Online)