![](/uploads/kosova-sot/images/2023/August/02/200x200_850x600_Igor-Simiq-600x36016909761251690976522.jpg)
Lexoni edhe:
Igor Simiq me ultimatum ndaj Qeverisë Kurti: Pa tërheqje të Policisë dhe lirim të Serbëve nuk ka kushte për zgjedhje në veri
Gianluca Scamacca është zgjedhja që ka bërë Interi për ta kompletuar repartin ofensivë, transmeton "Kosova Sot Online".
Sulmuesi italian do të rikthehet në Serie A vetëm pas një viti të kaluar në Angli me fanellën e West Ham United.
Inter dhe West Ham kanë vazhduar me negociatat, derisa vet lojtari i ka thënë po transferimit te zikaltërit edhe pse për një kohë të gjatë ishte në pritje të Romës.
Calciomercato ka raportuar se 48 orët e ardhshme janë vendimtare për tu kompletuar transferimi i Scamaccas në Giuzeppe Meazza.
Lojtari tanimë ka një marrëveshje personale me Interin dhe vetëm po pret marrëveshjen finalen mes dy klubeve.
Gjithnjë sipas mediumit italian, kostoja totale e këtij transferimi pritet të jetë 25 milionë euro plus bonuse që Interi do t’i paguaj West Hamit.
Me transferimin e Scamacca, Inter kompleton repartin ofensivë pas largimit të Romelu Lukakut dhe Edin Dzekos.
(Kosova Sot Online )